Paralajmërime sigurie për sharrën

Goditja mbrapsht dhe paralajmërimet përkatëse

Goditja mbrapsht është një reagim i papritur ndaj kafshimit ose bllokimit të diskut. Kafshimi ose bllokimi shkakton ndalim të papritur të diskut, i cili në këmbim bën që mjeti elektrik të shkojë me forcë në mënyrë të pakontrolluar në drejtim të kundërt të rrotullimit të diskut te pika e bllokimit.

Për shembull, nëse një disk bllokohet ose kafshohet nga materiali i punës, buza e diskut që futet te pika e kafshimit mund të dalë në sipërfaqe të materialit duke bërë që disku të dalë ose të kërcejë me forcë. Disku ose mund të kërcejë drejt operatorit ose larg tij, në varësi të drejtimit të lëvizjes së diskut në pikën e kafshimit. Gjithashtu disqet mund të thyhen në situata të tilla.

Goditja mbrapsht është pasojë e keqpërdorimit të mjetit dhe/ose e procedurave ose kushteve të gabuara të punimit, e cila mund të shmanget duke marrë masat parandaluese të mëposhtme.

Informacione të mëtejshme sigurie

Përdorni mjete mbrojtëse për veshët, syze mbrojtëse, maskë pluhuri dhe doreza. Përdorni gjysmë-maskë për filtrimin e grimave që ka klasin mbrojtës të paktën FFP 2.

  • Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
  • Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
  • Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
  • Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.

Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga rrezet e vazhdueshme të diellit, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.