Paralajmërime sigurie për gozhduesin
- Gjithmonë supozoni që gozhduesi përmban elementë fiksues. Trajtimi i pakujdesshëm i gozhduesit mund të rezultojë në shkrepje të papritur të elementëve të fiksimit dhe lëndime personale.
- Shkëputeni gozhduesin nga burimi i energjisë kur ngarkoni dhe shkarkoni elementët e fiksimit, bëni rregullime ose ndërroni aksesorët. Gozhduesi mund të aktivizohet padashur nëse është i lidhur me energjinë, dhe kjo mund të shkaktojë dëmtime personale.
- Bëni kujdes kur merreni me fiksuesit, sidomos kur i futni dhe i nxirrni. Fiksuesit kanë maja të mprehta të cilat mund të shkaktojnë dëmtime fizike.
- Mos e drejtoni gozhduesin drejt vetes ose dikujt tjetër aty pranë. Shtypja padashur bën që të dalë një fiksues, dhe kjo mund të shkaktojë dëmtime fizike.
- Mbajini gishtat larg nga këmbëza kur nuk e përdorni gozhduesin dhe kur e lëvizni nga një pozicion pune në një tjetër. Shtypja padashur bën që të dalë një fiksues, dhe kjo mund të shkaktojë dëmtime fizike.
- Mbajeni gozhduesin nga sipërfaqet e izoluara të kapjes, kur kryeni një veprim ku elementi fiksues mund të bjerë në kontakt me instalime të fshehura elektrike. Një element fiksues që bie në kontakt me një tel "nën tension" mund ti bëjë pjesët metalike të ekspozuara të gozhduesit "nën tension" dhe mund t'i shkaktojë përdoruesit goditje elektrike.
- Mbajeni fort gozhduesen ndërsa punoni. Kërcimi i pakontrolluar i gozhdueses mund të shkaktojë aktivizim padashur, dhe kjo mund të sjellë dëmtime fizike.
- Mbajini të gjitha pjesët e trupit, si duart, këmbët etj., larg nga drejtimi i qitjes së gozhduesit. Fiksuesi mund të depërtojë në materialin e punës, si edhe në objektin pas tij, dhe kjo mund të shkaktojë dëmtime fizike.
- Kur përdorni gozhduesin, mbajini të gjitha pjesët e trupit, siç janë duart, këmbët etj., larg zonës ku ngulitja e elementit fiksues është bërë në pjesën e punës. Fiksuesi mund të devijojë dhe të dalë nga pjesa e punës, gjë që mund të rezultojë në lëndime personale.
- Mos e vini në punë gozhduesin nëse ai nuk është vendosur fort mbi materialin e punës. Nëse gozhduesi nuk është në kontakt me pjesën e punës, elementi i fiksimit mund të devijojë nga pjesa e punës, gjë që mund të rezultojë në lëndime personale.
Informacion sigurie shtesë për GNB 18V‑40:
- Kur fiksoni kabllot elektrike, sigurohuni që kabllot nuk kanë korrent. Kapeni gozhduesin vetëm nga sipërfaqet e izoluara të kapjes. Përdorni vetëm fiksues që janë bërë për instalime të kabllove elektrike. Kontrolloni që fiksues nuk kanë dëmtuar izolimin e kabllove elektrike. Nëse ndonjë fiksues dëmton izolimin e kabllove elektrike, kjo mund të shkaktojë rreziqe goditjesh elektrike dhe zjarri.
Informacion sigurie shtesë për GNB 18V‑38:
- Mos e përdorni këtë gozhdues për të shtrënguar kabllot elektrike. Ajo nuk është bërë për instalim të kabllove elektrike, dhe mund të dëmtojë izolimin e kabllove elektrike duke shkaktuar rrezik goditjesh elektrike ose zjarri.
- Shkëputeni gozhduesin nga burimi i energjisë nëse ndonjë element fiksues bllokohet në gozhdë. Gjatë heqjes së një elementi fiksues të bllokuar, gozhduesi mund të aktivizohet aksidentalisht nëse është i lidhur me burimin e energjisë, gjë që mund të rezultojë në lëndime personale.
- Bëni kujdes kur hiqni një fiksues të bllokuar. Mekanizmi mund të jetë nën kompresim dhe elementi fiksues mund të shkarkohet me forcë, gjë që mund të rezultojë në lëndime personale.
- Përdorni pajisje të përshtatshme kërkimi, për të gjetur linjat e fshehura të shërbimeve ose konsultohuni me kompaninë lokale të shërbimeve. Kontakti me telat elektrikë mund të shkaktojë zjarr dhe goditje elektrike. Dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim. Depërtimi në një tub uji shkakton dëme materiale.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga rrezet e vazhdueshme të diellit, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.


Mbani mbrojtje për dëgjimin dhe syze mbrojtëse gjatë përdorimit të veglës elektrike.
- Mos e përdorni veglën elektrike dhe gozhdat në materiale shumë të buta (p.sh. dru, materiale ndërtimi të lehta). Gozhdat mund të depërtojnë në sipërfaqe dhe të shkaktojnë lëndime.
- Mos e përdorni veglën elektrike dhe gozhdat në materiale shumë të forta (p.sh. çelik me rezistencë të lartë, gurë natyrorë shumë të fortë) ose në lloje betoni me rezistencë të lartë në shtypje ose me agregate me rezistencë të lartë në shtypje. Nëse materiali është shumë i fortë, gozhda mund të kërcejë, të thyhet dhe të dalë dhe të godasë ju ose të tjerët, duke shkaktuar lëndime.

- Asnjëherë mos e mbani veglën elektrike në një kënd të mprehtë me sipërfaqen. Vegla elektrike duhet të jetë pingul me sipërfaqen. Nuk duhet të ketë ndotje në sipërfaqe.
- Mos e çaktivizoni ose hiqni elementin e kontaktit. Elementi i kontaktit shërben si një mekanizëm sigurie për të reduktuar rrezikun e aktivizimit aksidental. Çaktivizimi i këtij komponenti mund të rezultojë në një ndezje të paqëllimshme.
- Përdorni veglën elektrike vetëm nëse elementi i kontaktit funksionon siç duhet. Nëse elementi i kontaktit është me defekt, vegla elektrike mund të fiket papritur.
- Mbushni gjithmonë karikatorin e veglave elektrike me gozhdë përpara se të vendosni baterinë. Kjo zvogëlon rrezikun e goditjes aksidentale të një gozhde me çekan dhe të lëndimit të vetes ose të tjerëve.
- Asnjëherë mos i goditni gozhdat me çekan pranë materialeve të ndezshme. Me disa lloje gozhdash, shkëndija mund të dalin nga elementi i kontaktit gjatë goditjes.
- Mos goditni një gozhdë në një gozhdë tjetër. Kjo mund të shkaktojë devijimin e gozhdës ose të bëjë që vegla elektrike të reagojë në mënyrë të papritur.