Instalimi
Për të ndezur pajisjen elektrike, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (7) për rreth një sekondë derisa të tingëllojë një sinjal. Treguesi i statusit LED (3) pulson, duke treguar që pajisja elektrike është tashmë në modalitetin e gatishmërisë. Shtypni një herë levën aktivizuese (8), për të haur tehun (1). Treguesi i statusit LED (3) ndizet vazhdimisht dhe pajisja elektrike është gati për përdorim.
Për të fikur pajisjen elektrike, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (7) për një sekondë.
Shënim: Fikeni pajisjen elektrike vetëm me tehun e mbyllur (1).
Pajisja elektrike fiket automatikisht pas 180 sekondash. Treguesi i statusit LED (3) fiket. Për ta ndezur prapë, shtypni përsëri çelësin e ndezjes/fikjes (7). Kur tehu (1) është i hapur, ai lëviz shkurtimisht, duke sinjalizuar kështu se pajisja elektrike është gati për tu përdorur prapë.
Me tehun e hapur (1) pajisja elektrike kalon në modalitetin e gatishmërisë pas 60 sekondash. Treguesi i statusit LED (3) pulson. Për të aktivizuar pajisjen elektrike, shtypni levën aktivizuese (8).
Pasi pajisja elektrike të jetë gati për përdorim, shtypni levën aktivizuese (8), për të aktivizuar tehun (1). Mbajeni levën aktivizuese (8) të shtypur derisa tehu (1) të mbyllet plotësisht. Tehu (1) qëndron në pozicionin e mbyllur. Për ta hapur përsëri tehun (1), shtypni përsëri levën aktivizuese (8).
Treguesi i statusit LED (3) shërben për të shfaqur statusin e pajisjes elektrike.
Treguesi i statusit LED (3) | Gjendja | Zgjidhja |
|---|---|---|
Shkëlqim i vazhdueshëm | Pajisja elektrike është gati për prerje | − |
Pulsim i ngadaltë | Gatishmëria | − |
Pulsim i shpejtë | Defekt në bateri ose pajisje | Karikoni baterinë, ose lëreni pajisjen elektrike të ftohet apo hiqni dhe fusni përsëri baterinë |
Hapja e thikës mund të vendoset në 20 mm ose 32 mm. Për ta bërë këtë, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (7) shpejt, dy herë radhazi. Për një hapje thike 20 mm, bie një sinjal bip; për një hapje thike 32 mm bie një sinjal bip i dyfishtë. Kur tehu të rihapet (1) do të aktivizohet hapja e ndryshuar e thikës. Nëse tehu (1) ishte tashmë i hapur gjatë procesit të vendosjes, ai duhet së pari të mbyllet që hapja e re e thikës të bëhet aktive.