Udhëzime sigurie për prerësit e tubave

Mbani syze mbrojtëse. Kështu mund ti mbroni sytë nga halat.

Vishni doreza mbrojtëse. Mund të lëndoheni me thikën e mprehtë.
- Mbajini duart larg zonës së prerjes teksa po e përdorni pajisjen elektrike. Mund të lëndoheni ose madje edhe të gjymtoheni.
- Transportojeni dhe ruajeni pajisjen elektrike me thikë të mbyllur. Në këtë mënyrë zvogëloni rrezikun e lëndimit nga thika e mprehtë.
- Përpara se të filloni punën, sigurohuni që nuk ka komponentë nën rrymë elektrike në zonën e punës. Merrni masat e duhura mbrojtëse nëse aty pranë ka komponentë nën rrymë elektrike. Kjo pajisje elektrike nuk është përshtatur për të punuar me komponentë nën rrymë elektrike.
- Mos i prisni kurrë tubat ose kanalet që janë të mbushura me gaz apo ujë ose që janë nën rrymë elektrike. Kështu mund të parandaloni shpërthimin, goditjen elektrike ose dëmet materiale.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga rrezet e vazhdueshme të diellit, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.