Udhëzime sigurie për kompresorët

Vishni mbrojtje për dëgjimin. Ekspozimi ndaj zhurmës mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.

Mos e përdorni kompresorin kur ka shi ose në kushte të lagështa. Futja e ujit mund të shkaktojë qark të shkurtër/goditje elektrike.

Gjatë funksionimit, sipërfaqja e kompresorit mund të nxehet. Lejoni që kompresori të ftohet para se ta prekni.

Kompresori mund të ndizet automatikisht pa paralajmërim në momentin që bie presioni minimal. Shkëputeni baterinë para se të kryeni shërbime mirëmbajtjeje në më mënyrë që të shmangni lëndimet.

Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga rrezet e vazhdueshme të diellit, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.