Udhëzime sigurie për Multi-Cutter
- Mbajeni mjetin elektrik në sipërfaqet e izoluara të kapjes kur kryeni punë ku mjeti prerës mund të godasë linjat e fshehura të energjisë. Kontakti me një tel të elektrizuar mund të bëjë gjithashtu që pjesët metalike të pajisjes të elektrizohen dhe mund të rezultojë në goditje elektrike.
- Mbërthejeni dhe fiksoni pjesën e punës në një sipërfaqe të qëndrueshme me kapëse ose mjete të tjera. Mbajtja e pjesës së punës vetëm me dorën tuaj ose me trupin tuaj do ta lërë atë të paqëndrueshme, gjë që mund të çojë në humbjen e kontrollit.
- Përdorni veglën elektrike vetëm për smerilim të thatë. Hyrja e ujit në një vegël elektrike rrit rrezikun e goditjes elektrike.
- Paralajmërim: Rrezik zjarri! Shmangni nxehjen e materialit dhe të zmeriluesit. Zbrazeni gjithnjë enën e pluhurit para se të bëni një pushim nga puna. Pluhuri i zmerilimit në qesen e filtrit ose në filtrin e vakumit mund të marrë flakë papritur kur kushtet janë të pafavorshme, si për shembull kur krijohen shkëndija kur prisni metal. Ky rrezik është më i lartë nëse pluhuri i zmerilimit përzihet me bojë ose mbetje poliuretani apo me substanca të tjera kimike dhe nëse materiali nxehet si pasojë e punimit për kohë të gjatë.
- Mbajini duart larg zonës së sharrës. Mos e kapni nga poshtë pjesën e punës. Ekziston rreziku i lëndimit nëse bini në kontakt me tehun e sharrës.
- Pastroni rregullisht vrimat e ventilimit në veglën tuaj elektrike. Ventilatori i motorit tërheq pluhurin në kuti dhe një grumbullim i madh pluhuri metalik mund të shkaktojë rreziqe elektrike.
- Përdorni pajisje të përshtatshme kërkimi, për të gjetur linjat e fshehura të shërbimeve ose konsultohuni me kompaninë lokale të shërbimeve. Kontakti me telat elektrikë mund të shkaktojë zjarr dhe goditje elektrike. Dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim. Depërtimi në një tub uji shkakton dëme materiale.
- Kur punoni, mbajeni fort mjetin elektrik me të dyja duart dhe sigurohuni që të keni qëndrim të sigurt. Vegla elektrik drejtohet në mënyrë më të sigurt me dy duar.
- Kur e ndryshoni mjetin e aplikimit, vishni doreza mbrojtëse. Mjetet e aplikimit mund të nxehen kur përdoren për kohë të gjatë.
- Mos e trajtoni sipërfaqen që do të përpunohet me lëngje që përmbajnë tretës. Ngrohja e materialeve gjatë gërvishtjes mund të prodhojë tym toksik.
- Jini veçanërisht të kujdesshëm kur përdorni kruajtëse dhe thika. Veglat janë shumë të mprehta dhe ekziston rreziku i lëndimit.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
| Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër. |
