Instalimi
Ndezja/fikja

Për të filluar përdorimin e veglës elektrike, shtyni levën e lirimit (4) përpara dhe më pas shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (3) për lart.
Për të fikur veglën elekrike, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes (3).
- Kontrollojini gjithnjë mjetet gërryese para se t'i përdorni. Mjeti gërryes duhet të montohet siç duhet dhe të jetë në gjendje të lëvizë lirshëm. Bëni një punim provë për të paktën një minutë pa ngarkesë. Mos i përdorni mjetet gërryese që janë dëmtuar, nuk punojnë lirshëm ose dridhen gjatë përdorimit. Mjetet gërryese të dëmtuara mund të çahen dhe të shkaktojnë lëndime fizike.