Rrotulloni marshin (shih figurën E)
- Para se të kryeni ndonjë punë në veglën elektrike (p.sh. mirëmbajtje, ndryshim i veglave, etj.) hiqeni baterinë nga vegla elektrike. Ekziston rreziku i lëndimit nëse çelësi i ndezjes/fikjes shtypet pa dashje.
Ju mund ta rrotulloni marshin 90° majtas ose djathtas në krahasim me dorezën. Kjo lejon që çelësi i ndezjes/fikjes (3) të zhvendoset në një pozicion më të përshtatshëm për aplikacione të veçanta, p.sh. për punët e prerjes ose për përdoruesit që përdorin dorën e majtë.
Vendoseni çelësin e ndezjes/fikjes (3) në pozicionin ''Fikur''.
Shtypni butonin (8) dhe rrotulloni marshin në pozicionin e dëshiruar.
Çelësi i ndezjes/fikjes (3) mund të aktivizohet vetëm kur marshi të jetë në pozicionin e duhur.